
Në natën finale të garës në makina, në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në ambientet e qendres rajonale tregtare “Prishtina Mall”, ambasadori në largim i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, tha se është e rëndësishme që të kemi një balancë mes sektorit publik dhe privat në Kosovë.
Ai tutje tha që në Kosovë ka një debat sikurse në vendet tjera që shtetit duhet të mbështesë sektorin privat dhe atë publik.
“Ky është një shembull përfekt i investimit në sektorit privat dhe mund të them që bazuar në dimensionet e saj është më e mira që e kam parë në Evropë”, tha Ambasadori për qendren “Prishtina Mall”. /Gazeta10/