Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Gjuajtje me armë zjarri dhe granatë dore”, policia deklarohet për ndërprerjen e koncertit të Mozzikut

Gazeta10
28 July 2023 - 12:42

Në natën e mbrëmshe ku ka kënduar reperi I njohur, Mozzik , ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe një garantë dore.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Gazeta10 se në oborrin e diskotekës është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.

“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.