Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Norvegjia emëron konsull të saj në Kosovë avokatin Taulant Hodaj

Gazeta10
28 July 2023 - 20:27

Me një ceremoni zyrtare të organizuar nga ambasadori norvegjez në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore është përuruar zyra e konsullatës norvegjeze në Kosovë. Konsull është emëruar avokati i njohur kosovar, Taulant Hodaj, raporton Gazeta10.

Në një lidhje direkte në emisionin “Vera10”, ambasadori norvegjez foli për planet e tij dhe të konsullatës norvegjeze duke u shprehur i lumtur që kjo konsullatë do të ofrojë shërbime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë civile.

Ai tha po ashtu se ndihet i lumtur që kanë përzgjedhur Taulant Hodaj për konsull të Mbretërisë së Norvegjisë.

Nga ana tjetër konsulli, Taulant Hodaj tha se pas mbylljes së ambasadës, me hapjen e konsullatë do të ofrohen shumica e shërbimeve që i ka ofruar ambasada. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.