Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Situata në veri, angazhohet edhe policia ushtarake çeke

Gazeta10
29 July 2023 - 8:48

Pas situatës së muajve të fundit në veri të Kosovës, kanë nisur të shtohen angazhinet e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Së fundi mediat në Çeki kanë raportuar që duke punuar në bashkëpunim me karabinierët italianë, oficerët e policisë ushtarake çeke kanë filluar të shërbejnë në një mision ndërkombëtar në Kosovë.

Sipas Agjencisë Çeke të Lajmeve detyra e oficerëve çekë është të ndihmojnë në stabilizimin e situatës në një territor ku trazirat etnike midis Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë ende.

“Ata janë pjesë e njësisë së specializuar ndërkombëtare MSU KFOR (Multinational Specialized Unit Kosovo Forces). Gjatë qëndrimit në Kosovë, çekët do të përfshihen kryesisht në patrullimin e zonës operative dhe monitorimin e situatës në territor. Në rast protestash, atyre do t’u kërkohet të përdorin aftësitë e tyre të kontrollit të turmës, tha Ushtria Çeke në faqen e saj të internetit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.