
Deputeti gjerman nga shteti i Bavarisë, Thomas Hacker (FDP), ka reaguar në lidhje me vendimin e MINT-it për të refuzuar ankesën e Klan Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se viteve të fundit, liria e medias është përmirësuar në Kosovë, por se vendimi i djeshëm i qeverisë për Klanin, do të ndikojë negativisht në pluralitetin mediatik.
“Liria e medias është përmirësuar në Kosovë gjatë viteve të fundit. Vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për heqjen e licencës së biznesit të klan Kosovës do të ndikojë negativisht në pluralitetin mediatik”, ka shkruar Hacker, teksa ka shpërndarë edhe artikullin e Reutersit që flet pikërisht për këtë rast.