
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë. Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Faruk Statovci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha dhe Robert Gjeraj. Në lidhje telefonike i ftuar është edhe Valon Zymberi.
Gjatë diskutimit për klubet kosovare në arenën ndërkombëtare, foli edhe Faruk Statovci.
Ai tha se Drita do ta ketë më të vështirë në Prishtinë se në ndeshjen e parë.
“Gjithçka është e hapur në ndeshjen e kthimit, mirëpo unë mendoj se Drita do ta ketë më vështirë se në ndeshjen e parë”. tha ai.
Tutje, ai foli edhe për ndeshjen e parë që përfundoi 0-0.
“Drita është përmbajtur mirë, ka qenë shumë e mirë në mbrojtje, dhe në disa momente ka pas raste të mira shënimi.”, tha ai.
Në vazhdim, ai foli edhe për disa episode që ndodhën atë ditë.
“Në rastin e portierit është dashur të ipet karton i kuq, dhe në rastin e Dabiqajt është dashur të shënohet, pavarësisht gjithave, ai ka qenë i freskët e s’ka justifikime”, përfundoi ai.