
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë. Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Faruk Statovci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha dhe Robert Gjeraj. Në lidhje telefonike i ftuar është edhe Valon Zymberi.
Gjatë diskutimit për klubet kosovare në arenën ndërkombëtare, foli edhe Bekim Isufi.
Ai tha se mënyra e lojës e praktikuar nga Drita është e duhura se si të luash ndaj një kundërshtari të vështirë.
“Në ndeshjet e vështira si ajo ndaj Plzen, zgjidhja më e duhura është të luash në mbrojtje dhe të sulmosh në kundërzbritje”, tha ai.
Në diskutim e tutje, ai foli edhe për eksperiencën e Dritës në garat evropiane.
“Eksperienca e bën të veten, lojtarët e Dritës po ndihen më komod, duke marrë parasysh qe çdo vit po paraqitet në Evropë.” përfundoi ai.