Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Limaj për përgjimet Kusari-Simiq: Në vende normale qeveria do të duhej të binte

Gazeta10
31 July 2023 - 18:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nëse Qeveria e Kosovës është e shantazhuar edhe me përgjime tjera nga BIA serbe pas atyre që u publikuan në media për një komunikim mes shefës së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Igor Simiqin e Listës Serbe.

“Çka përmbajnë ato përgjime dhe sa mund të jetë e shantazhuar qeveria e shteti i Kosovës.” – ka pyetur Limaj në Info10 teksa tha se në rrethana të tilla qeveria do të duhej të binte dhe të niste një hetim i thellë i agjencioneve të vendit, transmeton Gazeta10.

“Në çdo vend normal qeveria do të binte, dhe do të fillonte një hetim i thellë i të gjitha agjencioneve.”, u shpreh Limaj në Info10.

Limaj ka kujtuar kohën kur VV-ja sa ishte në opozitë kritikonte qeveritë e kaluara se janë të shantazhuar për Gjykatën Speciale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.