Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Gazlotsjellës, gurë e sprej syve” – Mustafa: Asnjëherë s’kemi çu dorë ndaj deputetëve

Gazeta10
01 August 2023 - 18:26

Gazlotsjellës, gurë e sprej syve – janë vetëm disa prej momenteve që qeverisja e sh-kryeministri Isa Mustafa u përballë përgjatë kohës sa drejtonte me vendin.

Mustafa tha se pavarësisht përplasjeve e momenteve shpesh edhe të dhunshme, LDK si parti në pushtet asnjëherë s’ka çuar dorë mbi deputetë opozitarë e as s’ka dhënë urdhër që Policia e Kosovës të futet brenda sallës së Kuvendit, transmeton Gazeta10.  

“Në vitin 2015 e 2016 sulmet ishin më brutale. Prapë se prapë në Kuvend, ishin ata të VV-së që filluan t’i gjuanin me shishe deputetët. Për mua është totalisht e papranueshme. Neve na kan hudh gazlotsjellës në Kuvend, sprej syve e gurë. Por, në asnjë rast s’kemi çu dorë ndaj deputetëve, apo të ju japim urdhër policisë të futen brenda Kuvendit.”, tha Mustafa në Info10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.