
Portieri i mirënjohur italian, Gianluigi Buffon ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 45-vjeçare.
Buffon ka pasur një karrierë mjaft të pasur, ku ka luajtur për skuadrat si Juventus, PSG dhe Parma.
45-vjeçari me “Azzurët” kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2006.
Buffon e nisi karrierën te Parma në vitin 1995 dhe e përfundooi në të njëjtën skuadër pas 28 vitesh.