
Një shofer është dënuar me 150 euro gjobë nga Policia e Kosovës për arsyje se ka drejtuar automjetin pa e siguruar fëmijën.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
“Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
Dënimi është shqiptuar gjatë ditës së djeshme rreth orë 19:00 të mbrëmjes.
Përmes një video të siguruar nga Indeksonline ju mund të shihni se si është rrezikuar fëmija.