Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrestimi i ish-ushtarit të UҪK-së, gjykata e Tiranës merr vendim

Gazeta10
02 August 2023 - 16:03

Arrest me burg me afat 40-ditor ka caktuar Gjykata e Tiranës për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, raporton TV Klan,

Goxhaj u arrestua dy ditë më parë [e hënë] nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Autoritetet e Shqipërisë kanë kërkuar informacion shtesë nga Kosova në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Vetë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.

Gjykata Speciale ka kërkuar ekstradimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.