
Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurti për mungesën e investimeve në infrastrukturë.
‘Asnjë metër katër trakëshe s’është ndërtuar nga kjo qeveri”, vazhdoi Haradinaj në Info10 në Kanal10.
“S’ka pasur qeverisje, s’ka ndodh as një sen, më shumë ka pasur administrim. Nëse e shihni sot, Kosova është e vogël 11 mijë km, dhe nuk e ki një metër katër trakëshe që është ndërtu prej kësaj qeverie, ose një shkollë diku që është ndërtuar, një stadium futbolli etj.”, tha tutje Haradinaj në Info10./Gazeta10