Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes 29-vjeçarja në një aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Klinë

Gazeta10
03 August 2023 - 15:44

Një 29-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.