Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita mposhtet në fund nga Viktoria Plzen, eliminohet nga arena evropiane

Gazeta10
03 August 2023 - 22:24

Drita është mposhtur me rezultat 1-2 nga Viktoria Plzen, dhe me këtë humbje skuadra gjilanase është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, që të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Të parët që kaluan në epërsi ishin ekipi Çek, me anë të Durosinmit.

Në minutën e 91-të, Drita barazoi shifrat me anë të Blerim Krasniqit.

Por në çastet e fundit të këtij ballafaqimi u akordua penalti në favor të Plzenit, të cilën në gol e konkretizoi Erik Jirka.

Kjo është hera e dytë radhazi që Drita eliminohet në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.