
Sot në Prishtinë u përkujtua 60 vjetori i lirimit ngga burgu të veprimtarit Tefik Sahiti, i cili ishte burgosur në vitin 1964 nga forcat serbe.
Në shtëpinë e tij ishte mbajtur mbledhja e parë e lëvizjes revolucionale per bashkim dhe për këtë arsye ai u mbajt për 9 vite në burg, duke përjetuar tortura dhe maltretime te ndryshme nga forcat serbe.
Në përkujtim të jetës dhe kontributit të tij Shoqata e të Burgosurve Politik ka vendosur edhe një pllakë përkujtimore nga momenti i lirimit nga burgu bashkë me veprimtarët tjerë si Azem Beqiri, Rexhep Kurti, Arif Hoxha dhe Avni Lama.
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës u vlerësua lartë kontributi i tij në çështjen kombëtare. Tefik Sahiti vdiq me 13 janar 2012. /Gazeta10/