Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkeljet e Kushtetutës, LDK-ja “karton të kuq” Qeverisë

Gazeta10
04 Gusht 2023 - 19:10


Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar ekzekutivin për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Sipas LDK-së Rrëzimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë e ka dëshmuar paaftësinë e tendencën e pushtetit. Sipas tyre, qeveria aktuale e ka kthyer në normalitet shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës, andaj simbolikisht i vendosën një karton të kuq, siç thanë, për dërgimin në shtëpi të ekzekutivit.

Rrëzimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë nga Gjykata Kushtetuese, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës vërteton se qeveria aktuale është bërë shkelëse serike e ligjit dhe Kushtetutës.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmendi disa prej ligjeve dhe vendimeve antikushtetuese të ekzekutivit.

Ndërkaq për vendimin e fundit tha u dëshmua edhe një herë paaftësia dhe tendenca autoritare e qeverisë Kurti.

Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj tha se gjysma e ekipit qeverisës kanë marrë karton të kuq, nga Gjykata Kushtetuese.

Këto deklarata zyrtarët e LDK-së i kanë bërë gjatë një konference për media. Deputeti Zemaj ka reaguar edhe ndaj tërheqjes së 25 për qind të policisë në  ndërtesat e komunave në veri.

Sipas tij, ky vendim është lojë e ndytë e Kurtit në raport me dështimin e tij në procesin e dialogut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.