Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Brendshme do të iniciojë themelimin e një taskforce për hetimin e rastit të djeshëm në Prishtinë

Gazeta10
05 August 2023 - 13:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë në rrugën “Rexhep Luci”, ku ka vdekur një person dhe 16 të tjerë janë të lënduar.

Sveçla ka theksuar se Ministria e Brendshme në kuadër të strategjisë kundër krimit të organizuar do të iniciojë themelimin e një taskforce për hetimin e thellë të këtij raste dhe të tjerave.

“Edhe sot humbëm një jetë nga dora e kriminelëve të cilët, për arsye të dështimeve të drejtësisë, kanë qenë të lirë. Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetra të rinj të tjerë”.

“Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme! Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre. Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontigjent kriminal”, ka thënë Sveçla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.