Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama reagon nga Kolegji i Europës, që u dogj gjatë protestës: Janë orë të vështira, kushdo që ka dorë do të paguajë

Gazeta10
15 October 2026 - 8:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ambientet e Kolegjit të Europës në Tiranë, të cilat u shkatërruan gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës.

Gjatë vizitës, Rama e cilësoi zyrën e dëmtuar si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.

“Jemi gati. Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që përpiqet të shkojë lart. Janë duart e një opozite që, me paskat e të verbërve, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.