Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Molliqaj për zgjedhjen e Konjufcës: U bë për të mashtruar qytetarët dhe për t’i bërë hajgare PDK-së

Gazeta10
14 October 2026 - 23:10

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10 zgjedhjen e Glauk Konjufcës, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është përdorur politikisht çështja e mbështetjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Molliqaj ka thënë se grupi punues i themeluar nga Qeveria për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së nuk do të sjellë rezultate konkrete.

“S’ka me ba kurgjo. Ai aty u ba për me ba hajgare me PDK-në edhe me mashtru naj qytetar”, ka deklaruar Molliqaj.

Ai ka thënë se shqetësimi i tij qëndron te fakti se, sipas tij, PDK-ja dhe Aleanca i kanë krijuar kryeministrit Albin Kurti mundësinë që të paraqitet si dikush që po ndërmerr veprime për UÇK-në.

“Unë dhimbjen e kam diku tjetër, që PDK-ja e Aleanca ia mësuan Kosovës kryeministrit Kurti me u dokë si njeri që po bon diçka për UÇK-në”, ka thënë Molliqaj në Kanal 10.

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e grupit punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e UÇK-së në procedurat e Apelit. Grupi do të kryesohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ndërsa do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.