
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ka përfunduar aksioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt, por personi i raportuar i humbur është gjetur pa shenja jete.
Në njoftimin e saj, Shoqata ka falënderuar të gjithë banorët për bashkëpunimin e treguar gjatë operacionit.
Ndërkohë, familjes së të ndjerit i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta.