Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e SHBA-së ngre alarmin për dhunën në Tiranë, paralajmëron shtetasit e saj për rrezikun gjatë protestës

Gazeta10
14 October 2026 - 21:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë ka reaguar sërish pas përplasjeve të regjistruara pasditen e së mërkurës gjatë protestës, e cila nisi në Rrugën e Durrësit dhe më pas u zhvendos para Kryeministrisë.

Përmes një njoftimi drejtuar shtetasve amerikanë, ambasada bën të ditur se protesta pranë Sheshit “Skënderbej” është shndërruar në të dhunshme pas hedhjes së gurëve.

Sipas njoftimit, protestat mund të shtrihen edhe në blloqet dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, pengesa në trafik, devijime të qarkullimit dhe mbyllje të rrugëve.

Në këto rrethana, personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratat, ndërsa shtetasve amerikanë u është bërë thirrje të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

Po ashtu, ambasada u kërkon shtetasve amerikanë të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të informohen për zhvillimet e fundit dhe situatën në terren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.