Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ardit Rada: Policia në Shqipëri është e braktisur nga qeveria, vepron pa plan të qartë

Gazeta10
14 October 2026 - 19:46

Gazetari nga Shqipëria, Ardit Rada, në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka vlerësuar se Policia e Shtetit në Shqipëri është e braktisur nga qeveria, politika, qytetarët dhe protestuesit.

Sipas Radës, presioni i vazhdueshëm politik dhe mungesa e mbështetjes institucionale e kanë vendosur policinë në një situatë të paqartë, ku, sipas tij, ajo detyrohet të veprojë pa organizim dhe pa një plan të qartë.

“Policia është një institucion i braktisur nga të gjitha palët, nga politika, nga qytetarët dhe nga protestuesit. Është e detyruar të veprojë kështu, pa ndonjë organizim dhe pa një plan të qartë”, u shpreh Rada.

Ai theksoi se policia në Shqipëri është vazhdimisht në qendër të kritikave nga opozita politike, e cila e akuzon për lidhje me krimin dhe trafikun e narkotikëve, si dhe për shërbim ndaj pushtetit.

Rada vuri në dukje edhe mungesën e mbështetjes së qëndrueshme nga qeveria, duke përmendur ndryshimet e shpeshta në udhëheqjen e institucioneve të sigurisë.

Sipas tij, ndërrimet e shpeshta të ministrit të Brendshëm dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë krijojnë paqartësi në funksionimin e institucionit.

Në këto rrethana, gazetari vlerësoi se policia mund të mbetet e varur nga urdhrat e momentit dhe planet e caktuara, në mungesë të një orientimi të qartë e të qëndrueshëm institucional./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.