Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Studentët nuk tërhiqen, përshkallëzohet protesta,“Digje, digje…”, të rinjtë hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, ndezin zjarr

Gazeta10
14 October 2026 - 19:39

Protesta e studentëve në Tiranë vijon të përshkallëzohet.

Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr. Ata kanë thirrur në kor “digje, digje…”.

Zhvillimi vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.

Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa pranë Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë tubimin dhe policia i është kundërpërgjigjur me presion uji dhe gaz lotsjellës./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.