Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me komandantin e NATO-s në Napoli dhe komandantin e ri të KFOR-it, në fokus siguria

Gazeta10
14 October 2026 - 16:39

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, kryeministri Albin Kurti priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të misionit në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori.

“Në takimin e tretë këtë vit me Admiralin Wikoff dhe të parin me Gjeneralmajor Vergori, biseduam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës dhe NATO-s.

Jemi falënderues dhe mirënjohës për kontributin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. E, po ashtu për përkushtimin për mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunitetet”, shkroi në Facebook, Kurti.
Vergori mori komandën e KFOR-it sot nga gjenerali turk, Ozkan Ulutas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.