Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetja italiane: Dialogu Kosovë-Serbi përparon me vështirësi, tensionet në veri shpërthejnë herë pas here

Gazeta10
14 October 2026 - 16:43

Deputetja italiane, Paola Chiese, ka reaguar pas ndërrimit të komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori, ceremoni e cila është zhvilluar ditën e sotme.

Deputetja italiane, në postimin e saj, duke e vlerësuar misionin e KFOR’it si ‘’tejet delikat’’ ka komentuar edhe situatën e sigurisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se stabiliteti në vend është i ‘’brishtë’’, ndërsa, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ‘’përparon me vështirësi’’.

‘’Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet’’, ka shkruar ajo mes tjerash./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.