Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Admirali Wikoff shkon për takime në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Kosovës – detaje

Gazeta10
14 October 2026 - 18:14

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali George M. Wikoff, ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën, si dhe me, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën.

Sveçla, në postimin e tij ka shkruar se ai me Wikoff, kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, dhe për progresin e arritur dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Postimi:

Kisha kënaqësinë të pres në Ministrinë e Punëve të Brendshme Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Diskutuam për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në progresin e arritur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.

Ritheksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si synim strategjik dhe hap i rëndësishëm drejt kontributit aktiv në sigurinë kolektive euroatlantike.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin me komandantin paraprak të KFOR-it, Gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, rikonfirmuam gatishmërinë tonë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.