Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vetura me targa serbe përplaset me rrethojat, lëndohen 5 anëtarët e një familje (VIDEO)

Gazeta10
06 August 2023 - 9:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq.

Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit. /abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.