
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Ballkanin dhe Albion Rrahmanin, foli edhe Liridon Leci.
Ai tha se Ballkani po tregon paraqitje mjaft të mira në kualifikimet e garave evropiane.
“Ballkani është shumë stabil, po tregon kualitet të lartë. Loja e bukur me aksione të rrjedhshme e karakterizon ekipin e Ballkanit”, tha ai.
Tutje, Leci foli pak edhe për transferimin e Albion Rrahmanit në Rumani te Rapidi i Bukureshtit.
“Shpresoj që Albioni të shkojë sa më lartë në karrierën e tij në arenën ndërkombëtare dhe shpresoj që do të marrë ftesën te Kosova, kësaj radhe për të luajtur jo për të qenë vetëm në bankën rezervë”, përfundoi ai.