
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Ballkanin dhe Albion Rrahmanin, foli edhe Bekim Isufi.
Isufi tha se në përgjithësi, Ballkani këtë sezon ka ekip pak më të dobët se sezonin e kaluar.
“Kontigjenti i lojtarëve të Ballkanit këtë sezon është më i varfër sesa vitin e kaluar.” tha ai.
Në diskutim e tutje, Bekim Isufi foli edhe për transferimin e Albion Rrahmanit jashtë vendit.
“Albion Rrahmani ishte sulmuesi kryesor i Ballkanit dhe unë mendoj se është vështirë i zëvendësueshëm te kjo skuadër”, përfundoi ai.