
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Ballkanin dhe Albion Rrahmanin, foli edhe Kenan Haxhihamza.
Ai tha se Ballkani po tregon seriozitet në çdo ndeshje në garat evropiane këtë sezon.
“Ballkani po e dëshmon suksesin e vitit të kaluar, gjersa po e shfrytëzon përvojën e vitit të kaluar, ata nuk po shfaqin respekt ndaj asnjë kundërshtari.”, tha ai.
Tutje, Kenan Haxhihamza tha se Ballkani do të përsërisë suksesin e vitit të kaluar.
“Personalisht, unë besoj se skuadra e Ballkanit do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, kështu duke luajtur në grupet e Ligës së Konferencës”, përfundoi ai.