Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rexha: Drita është dashur të guxojë më shumë ndaj Vikoria Plzen

Gazeta10
06 August 2023 - 23:20

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth paraqitjes së klubeve kosovare në Evropë, si dhe duke mos lënë anash edhe Superligën e Kosovës.

 Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Valon Osmani, Kenan Haxhihamza dhe Kastriot Rexha.

Gjatë diskutimit për Dritën, foli edhe Kastriot Rexha.

Ai tha se Drita është dashur të guxojë më shumë e të sulmojë në drejtim të Viktoria Plzen.

“Drita nuk tregoi shumë deri te shënimi i golit, nuk pati iniciativën, mirëpo unë mendoj se Drita është dashur të sulmojë më shumë në drejtim të kundërshtarit.”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për trajnerin, Akis Vavalis dhe ndërrimet e tij gjatë ndeshjes.

“Ndërrimet e trajnerit gjatë kësaj ndeshje ndaj Plzen, unë mendoj se ishin të qëlluara, pasi disa lojtarë nuk po zhvillonin ndeshjen më të mire”. përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.