
Franck Kessie e ka marrë rrugën drejt Parisit, ku do t’i kryejë vizitat mjekësore me ekipin e tij të ri, Al Ahli.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë vendosi të largohet nga Barcelona, ku nuk e gjeti veten, ndërsa u josh nga oferta e klubit nga Arabia Saudite.
Sipas mediave spanjolle, ish-futbollisti i Milanit do t’ju nënshtrohet sot kontrolleve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me klubin nga Saudi Pro League.
Nga shitja e kartonit të futbollistit, Barcelona do t’i fitojë 15 milionë euro.
Siç dihet, “Blaugrana” e kishin marrë lojtarin “gratis” pasi ai ishte lojtar i lirë sepse i kishte skaduar kontrata me “Rossoneri”.
Edhe pse në një moshë të re, vetëm 26 vjeçare, mesfushori luftarak i jep fund kështu eksperiencës evropiane për tra provuar një përvojë të re tek sheikët arabë.