
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot i vranët dhe me reshje shiu e shkarkime rrufesh, do të mbajë kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të kujtojmë se sot me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës Meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje, ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme./Gazeta10