Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Rreziku për përhapje të zjarrit ishte i madh” – Flet komandanti i Brigadës së zjarrfikëve

Gazeta10
08 August 2023 - 20:59

Raporti: Edona Osmani

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ekipet emergjente kanë arritur të lokalizojnë zjarrin me kohë dhe nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, derisa policia po zhvillon hetimet në zbardhjen e rastit.

Një pjesë e shtëpisë u bë shkrumb e hi.

Kjo pasi që mëngjesin e së martës në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë ajo u përshi nga zjarri.

Falë intervenimit të shpejt të banorëve, nuk pati të lënduar, pasi familjarët që ndodheshin brenda u evakuuan me kohë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, tha se zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 07:30, është raportuar se  në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë,  një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për  persona të lënduar përveç dëmeve materiale.”

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që ta shuajnë zjarrin që kishte kapluar shtëpinë në afërsi të oborrit të QKUK-së. Komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, tha se ekipet e zjarrëfikësve nuk kanë hasur në persona të lënduar dhe zjarr është lokalizuar me kohë.

Tutje ai tha se po të mos intervenohej me kohë rreziku për përhapjen e zjarrit ishte i madh për shkak të afërsisë me objektet tjera.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihet, dhe familjarët e shtëpisë së djegur nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. Derisa policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.