
Klubi londinez, West Ham i është qasur me seriozitet afatit kalimtar të transferimeve.
Kësaj radhe, West Ham ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin permanent të Harry Maguire.
I gjithë transferi i mbrojtësit anglez, klubit londinez pritet t’i kushtojë 30 milionë funte.
Çfarë ka mbetur të diskutohet mes klubeve është mënyra e pagesës si dhe klubi i West Ham ende nuk ka arritur marrëveshje personale me 30-vjeçarin.
Për të siguruar shërbimet e Harry Maguire në vitin 2019, Manchester United pagoi 87 milionë euro, duke e bërë anglezin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, të paktën deri këtë vit, kur ky rekord u thye nga Manchester City për Gvardiol.