
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtoresh e arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu, ka dhënë informacionet e fundit rreth grevës në atje, raporton Gazeta10.
Kadriu ka thënë se janë duke i mbledhur informacionet për sot, teksa dje greva ka qenë e unifikuar.
“Këtë mëngjes jemi duke i mbledhur informatat, pra nuk i kemi kompletuar por deri dje greva ka qenë e unifikuar nëpër të gjitha shkollat”, ka thënë ajo.
Tutje, Kadriu ka thënë se ka pasur renovime në disa shkolla por ato kanë qenë në ambiente të jashtme, ka pasur greva edhe atje.
“Po ka pasur grevë, ka edhe disa renovime, por ato renovime janë në ambiente të jashtme të shkollave”, ka thënë më tej ajo.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është në një përplasje të madhe me grevistët në vend, meqë atyre ua ka ndalur pagat. Punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil kanë hyrë në grevë.
Kjo situatë e krijuar ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë. / Gazeta10