
Sot nis edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, me sloganin “Ca kokrra rrushi”, n’Konak të Rahovecit, raporton Gazeta10.
Festivali do të filloj nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerje të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Në këtë edicion do të marrë pjesë edhe legjenda e muzikës rock, Kip Winger, i cili do të përformoj më 3 shtator.
“E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish-anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë ‘Best Contemporary Classical Composition’, i cili përformon më 3 shtator”, thuhet në njoftim.
Edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit.
Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe synon promovimin e rajoneve vreshtarë të Kosovës./Gazeta10.