Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin

Gazeta10
13 November 2026 - 20:33

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës.

Përmes një njoftimi në platformën X më 12 nëntor, Berset ka thënë se Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren.

Ai ka theksuar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës, duke shtuar se dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç për ndërtimin e besimit në rajon.

Në fund të njoftimit, Berset ka përfshirë edhe saqrimin e përdorimit të fusnotës për Kosovën.

“Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.”, ka shkruar Berset.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.