
Analisti politik, Mentor Shala, ka kritikuar PDK-në lidhur me qëndrimin e saj për Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje që kjo parti ia ka dhënë vetes.
Shala ka ngritur pikëpyetje për arsyet që, sipas tij, e kanë shtyrë PDK-në të veprojë në këtë mënyrë, duke theksuar se një veprim i tillë mund të ketë prekur ndjenjat e qytetarëve që kishin dalë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe të vetë ligjit.
“Kjo është një goditje që PDK-ja ia ka dhënë vetes sa i përket Ligjit për Specialen. Pse është dashur të luhet me ndjenjat e qytetarëve që dolën në mbështetje të krerëve dhe në mbështetje të këtij ligji?”, ka deklaruar Shala./Gazeta10