Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Feim Salit, i cili dyshohet për spiunazh te BIA serbe

Gazeta10
13 November 2026 - 16:59

Gjykata Themelore ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për mësimdhënësin nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, rrjedhimisht i pandehuri F.S. vazhdon të jetë nën masën e paraburgimit”.

Sali u arrestua në 14 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare nga Policia e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht të këtij viti i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.