Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta

Gazeta10
13 November 2026 - 15:40

Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim, për shkak të paralajmërimeve meteorologjike për erëra të forta.

Përmes një njoftimi, komuna ka bërë të ditur se deri më tani në territorin e saj nuk është evidentuar ndonjë rast apo dëme të shkaktuara nga erërat e forta,

Megjithatë, duke pasur parasysh mundësinë e intensifikimit të tyre, qytetarëve u është kërkuar të marrin masa parandaluese dhe të shmangin situatat që mund të rrezikojnë sigurinë e tyre.

Komuna ka theksuar rëndësinë e kujdesit të shtuar gjatë orëve në vijim, në përputhje me zhvillimet meteorologjike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.