Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erërat e forta në Drenas shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Gazeta10
13 November 2026 - 14:58
Komuna e Drenasit ka njoftuar  qytetarët se, si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë, janë shkaktuar dëme në disa objekte, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.
“Në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë. Po ashtu, te objekti i çerdhes së vjetër, është vërejtur dëmtim serioz i kulmit, me rrezik që pjesë të tij të shkëputen.
Lusim të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në këto zona, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet” thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.