Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Do ta dërgoj emailin tuaj në prokurori, Vitia e Zemaj përplasen për tenderët e barnave

Gazeta10
13 November 2026 - 14:34

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Armend Zemaj, janë përplasur në Kuvendin e Kosovës lidhur me tenderët për furnizimin me barna, mungesat në sistemin shëndetësor dhe pretendimet për keqpërdorime të parasë publike.

Vitia ka kundërshtuar akuzat e Zemajt, duke pretenduar se pas kritikave qëndrojnë interesa të kompanive farmaceutike, ndërsa ka paralajmëruar se një email të cilit iu referua deputeti do ta dërgojë në Prokurori.

Gjatë debatit në Kuvend, Zemaj ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të sektorit të shëndetësisë, duke pretenduar se, pavarësisht rritjes së buxhetit, janë shtuar mungesat e barnave dhe listat e pritjes për pacientët.

Deputeti i LDK-së pretendoi se çmimet e barnave kundër kancerit janë rritur për 300 për qind, ndërsa, sipas tij, vetëm dy kompani farmaceutike kanë përfituar tenderë në vlerë prej mbi 150 milionë eurosh.

Ndaj këtyre pretendimeve reagoi ministri Vitia, i cili tha se deputeti i LDK-së vazhdimisht flet për keqpërdorime dhe vjedhje, por, sipas tij, nuk ka paraqitur fakte për t’i mbështetur akuzat.

Zemaj iu referua edhe një emaili zyrtar, për të cilin tha se beson që është edhe në Prokurori. Në kundërpërgjigje, Vitia ka mohuar lidhjen e tij me personin të cilit iu referua gjatë debatit, duke thënë se ai nuk kishte qenë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës sa e kishte drejtuar këtë institucion. Ministri tha se do ta dërgojë vetë në Prokurori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.