Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramadani: 1 miliard e 55 milionë euro është vlera e rrymës së blerë për këto pesë vjet e gjysmë

Gazeta10
13 November 2026 - 17:56

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për energjinë elektrike, ku në rend dite është mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Inicuesi i këtij debati, deputeti i AAK’së, Burim Ramadani, tha se Qeveria duhet të sqarojë se çfarë masa ka marrë për ta rritur prodhimin vendor e modernizuar kapacitetet ekzistuese dhe se duhet të japë llogari për vonesat në realizimin e projekteve dhe “rezultatet e munguara”.

Ai përmendi shifrat e importit, ku tha se për pesë vjet e gjysmë është importuar rrymë në vlerë prej 1 miliard e 55 milionë euro.

“Dje është blerë rrymë 938 mijë euro, pra rreth 1 milionë euro blerje të rrymës, e që mund të jetë një prej ditëve që më së paku ka kushtuar. Gjatë viteve 2021 e deri në tetor 2026, pra për pesë vjet e dhjetë muaj, rryma është blerë edhe shumë edhe shtrenjtë. Janë hiç më pak se 1 miliard e 55 milionë që është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë”, ka deklaruar Ramadani.

Ai tha se me këtë shumë do të mund të ndërtohej pothuajse një termocentral i ri.

“A e dini që me 1 miliard pothuajse ish ndërtu komplet një termocentral i ri? Shifrat janë të tmerrshme, e papërgjegjësia e pafalshme”, shtoi Ramadani

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.