Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-rektorit Zenel Kelmendi

Gazeta10
09 August 2023 - 16:56

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-rektorit Zenel Kelmendi.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet kështu:

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi.

Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin.

Veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Zenel Kelmendin!

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.