Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“I amputohet këmba” – Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë

Gazeta10
10 August 2023 - 9:54

Njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit dhe për këtë arsye pas një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet këmba.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta10, shef i repartit të Intensivës në QKUK, Dr. Shaqir Uka i cili po ashtu ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor pasi ka humbur shumë gjak.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetim për intervenim kirurgjik . Në ekzaminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirurgjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të pariparueshme”, ka thënë Uka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.