Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Napoli siguron mesfushorin Veiga

Gazeta10
10 August 2023 - 13:58

Mesfushori Gabri Veiga do të largohet nga Celta Vigo në këtë afat kalimtar për ta vazhduar karrierën në Serie A. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se Veiga ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit, të cilës pritet t’i bashkohet javën e ardhshme.

Bëhet e ditur se 21-vjeçari ka refuzuar ofertat e klubeve tjera të mëdha për të qenë pjesë e kampionit të Italisë, i cili ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e tij. Veiga është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Napoli dhe pagë vjetore prej 2 milionë eurosh dhe është në pritje të marrëveshjes mes klubeve.

Veiga verën e shkuar u promovua në ekipin e parë të Celta Vigos dhe impresionoi me paraqitjet e tij në La Liga, ku shënoi 11 gola dhe asistoi 4 herë në 36 paraqitje.

Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa është kërkuar edhe nga Bayerni, Manchester City, Chelsea, Liverpooli e Paris Saint-Germaini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.