Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama thotë se lëvizja me karta identiteti është zgjidhja e “Ballkanit të Hapur”

Gazeta10
02 Shtator 2022 - 11:37

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Saminitin e “Ballkanit të Hapur” ka thënë se dje mund të mos ishim këtu, pasi mund të ketë qenë një ditë krejt tjetër ku media tona dhe ndërkombëtaret do të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin Kosovë Serbi, raporton Gazeta10.

 “Dje mund të ishte një ditë krejt tjetër për hirë të vërtetës. Dje mund të mos ishim këtu. Dje mund të ketë qenë një ditë ku mediat tona dhe ndërkombëtare të ishin të mbushura me lajme shqetësueses për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Ai e thotë me shumë krenari se lëvizja me kartë identiteti është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”. “Dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkani të Hapur, dhe sot më duhet ta them këtu me shumë krenari dhe me shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë Rama.

 Rikujtojmë se nga dita e djeshme qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të kalojnë kufirin vetëm me karta identiteti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.