Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Lutemi për jetët e tyre”, Haradinaj bashkëndjen me familjarët që i humbën të ndashurit nga zjarret në Hawaii

Gazeta10
11 August 2023 - 10:18

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.

Të paktën 36 persona kanë vdekur pasi zjarret e shpejta shpërthejnë në ishullin Hawaii të Maui.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar se populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave të zjarrit që ka përfshirë Hawain në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lutemi për jetët e tyre, për shërimin e të lënduarve, dhe për bashkimin e të zhdukurve sa më parë me të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Ndryshe, zjarret janë ndezur nga erërat e forta nga një uragan i largët, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur disa zona totalisht, shkruajnë mediat e huaja. 

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, por disa persona rezultojnë të zhdukur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.